Ilire Ademi

2018-10-09T18:07:47+01:00Dhjetor 22, 2014||

Ilire Ademaj është një nga klientët e FINCA-s, e cila me një hua të vogël u mundua të arrijë ndryshime të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për familjen e saj.

Ilirja është nga Gjakova, vendi i cili ishte më i prekur nga lufta në Kosovë. Ajo është 45 vjeçare, nënë e dy fëmijëve, grua dhe një sipërmarrëse e suksesshme. Ajo qysh në fëmijërinë e saj punoi në biznesin e veshjeve tradicionale, dallamave dhe jelekëve për martesa, pasi që nëna e saj punonte po ashtu në këtë lëmi. Kjo punë i flinte në zemër dhe e bënte me shumë pasion, sa që edhe pas martesës ajo e vazhdoi duke i përkushtuar më shumë mund dhe kohë. Në atë periudhë kohore ekonomia e vendit ishte e rëndë dhe e detyroi atë të bënte punë të pandalshme.

Pasi që i mungonin mjetet për punë, për të cilat nuk kishte kushte financiare, Ilirja vendosi të kërkojë kredi nga ndonjë bankë apo mikro-financë. Morri iniciativën dhe u nis për në bankë, ku Iliren e këshilluan dhe e udhëzuan për në FINCA, duke i thënë se është klient potencial për këtu. Ilirja erdhi dhe morri informata lidhur me kushtet e kreditimit prej FINCA-s si dhe vendosi të aplikojë në FINCA për hua me shumën prej 500 euro, të nevojshme për blerjen e materialit. Zgjodhi kredinë grupore së bashku me tri fqinjët e saj, tre vjetë më parë. Pasi që fqinjët e saj morën zanatin, Ilirja vendosi të vazhdoj rrugën e vetme dhe përsëri morri kredi individuale. Me kalimin e kohës filloi t’i angazhonte edhe kunatat e saj në këtë biznes familjar me të cilat edhe jetonte në një shtëpi, kështu që biznesi i saj morri hapat e parë drejt zgjerimit dhe zhvillimit.

Me të ardhurat e saj, Ilirja tani është në gjendje të mbështes djalin 12 vjeçar, i cili ëndërron të bëhet futbollist profesional. Këtë vit, ajo e dërgoi atë në Zvicër që të stërvitet dhe trajnohet.

Kur është pyetur nga FINCA se cili është mesazhi i saj për gratë në biznes, ajo u përgjigj

“Nëse një femër ka vullnet dhe dëshirë për të punuar në lëmin të cilin e ka pasion dhe punon pa orar, kjo femër është një femër e suksesshme”

Ne përdorim cookies për të kuptuar veprimet e juaja dhe për të monitoruar përdorimin e ueb faqës sonë, që ne të përmirësojmë përvojën tuaj në përgjithësi duke krijuar një ueb faqe të personalizuar për ju. Për më shumë informata në lidhje me cookies mund ti gjeni në Politikat e Privatësisë. Mbylleni dhe Pranoni