FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit të FINCA Impakt, një grup prej 20 institucionesh mikrofinanciare dhe financiare që ofrojnë shërbime financiare me përgjegjësi shoqërore duke i’ u mundësuar sipërmarrësve me të ardhura të ulëta dhe pronarëve të bizneseve të vogla që të investojnë në të ardhmen e tyre.

E themeluar në vitin 1999, është njëri ndër Institucionet më të mëdha mikrofinanciare në Kosovë, duke siguruar qasje të përgjegjshme në financa për sipërmarrësit me të ardhura të ulëta, biznese, bujqësi dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të mbështetur të vetë punësuarit dhe për të krijuar vende të reja pune.

Që nga viti 2000, FINCA Kosovë ka ndihmuar mijëra kosovarë që të përmirësojnë jetën e tyre. FINCA Kosovë ofron shërbime financiare momentalisht duke operuar në 26 qytete, duke ofruar produkte kreditore për mikro-ndërmarrësit. Përbëhet nga më shumë se 220 profesionistë të përkushtuar dhe me përvojë, në ndërtimin e një programi të qëndrueshëm mikrofinanciar dhe ofrimin e zgjidhjeve afatgjata për nevojat e klientëve të saj.

Përmes kanaleve të reja të teknologjisë për të përmirësuar efikasitetin, dhe ofrimin e shërbimeve sa më efektive, FINCA Kosovë është një organizatë që vazhdimisht sjell risi të përshtatura për idetë e klientëve dhe punonjësve.

FINCA Kosovë, që nga viti 2016, është e certifikuar nga Fushata SMART për ‘Mbrojtje të Klientit’. Kjo mirënjohje zyrtare është bërë pas një vlerësimi të thellë të të gjitha proceseve dhe politikave të FINCA Kosovë dhe vë në pah zotimin serioz të FINCA-së, kundrejt standardeve të larta etike në trajtimin e klientëve të saj. Këtu përfshihet: projektimi dhe ofrimi i produkteve të duhura, parandalimi i mbingarkesës së klientëve me borxh, transparenca, çmime të përgjegjshme, trajtimi i klientëve në mënyrë të drejtë dhe me respekt, ruajtja e privatësisë së të dhënave të klientit dhe mekanizmat për zgjidhjen e ankesave.

Aktualisht FINCA ofron një sërë produktesh për të ndihmuar ndërmarrësit, biznese të ndryshme, bujqit, të vetë punësuarit për të krijuar vende të reja pune nëpërmes produkteve kreditore të ndryshme si: kredi për femra ndërmarrëse, kredi për biznes, bujqësi, regjistrim automjeti, renovim etj.