FINCA Kosovë mori pjesë në emisionin START UP në RTV21, me datë 24 Qershor, ku të ftuar ishin klientet e FINCA’s dhe Menaxherja e Marketingut në FINCA Kosovë, Arnisa Xharra, ku treguan detajisht rreth mbështetjes së marrë nga FINCA Kosovë si femra ndërmarrëse dhe implementimin e programit trajnues FINCA FemEdu në praktikë.

Znj. Xharra në pika të shkurta ka treguar lidhur me organizimin e këtij programi trajnues duke sqaruar edhe bashkëpunimin me Dhomën Ekonomike të Grave ‘G7’. Ky bashkëpunim u realizua me qëllim dhe synim të njejtë mes FINCA Kosovë dhe ‘G7’, qëllim ky i cili ka të bëjë me fuqizimin e femrës në fushën e biznesit. Gjithashtu theksoi që, FINCA si institucion financiar amerikan, synon fuqizimin e pozitës së femrës në fushën e ndërmarrësisë dhe shoqërisë.

Për këtë arsye, vitin e kaluar lansuan një produkt vetëm për femra ndërmarrëse me 0 % shpenzime administrative, kredi kjo me kushte volitshme për biznes, agrobiznes. Në të njejtën kohë, FINCA Kosovë lansoi edhe programin trajnues FINCA FemEdu, që ofron përkrahje dhe zgjidhje më të lehtë në mënyrën e të bërit biznes. Po ashtu, Znj. Xharra tregoi që pas lansimit të produktit vetëm për femra ndërmarrëse, ka pasur rritje të numrit të klienteve femra në FINCA Kosovë.

Përmes programit trajnues FINCA FemEdu,  klientet janë shprehur se nga ky program trajnues kanë të qartë se si bëhet një plan biznesin i suksesshëm marketingu, si të përpilojnë një bilanc të gjendjes, si ta promovojnë biznesin e tyre në media sociale, dhe shumë tema tjera të cilat u ndihmojnë të operojnëe dhe zhvillojnë biznesin e tyre.

Në programin trajnues ‘FINCA FemEdu’, përpos klienteve femra të FINCA’s, kanë qenë pjesëmarrëse edhe femra të cilat nuk kanë qenë kliente, por që kanë shprehur interesim të marrin pjesë në këto trajnime dhe janë certitifikuar.

FINCA Kosovë do të vazhdoj me programin trajnues me qëllim të fuqizimit të femrës dhe qasjen e tyre më të mirë në financa duke përmisuar njohuritë e nevojshme për zhvillim të biznesit të tyre.

Emisionin e plotë e gjeni në linkun e mëposhtëm.