FINCA Kosovë e zotuar ndaj mbështetjes për femrat ndërmarrëse të Kosovës.

Një nga qëllimet kryesore të FINCA Kosovë, institucion financiar amerikan, është përkrahja e femrave në anën profesionale. Për këtë qëllim, FINCA Kosovë lansoi programin trajnues FINCA FemEdu, i dizajnuar enkas për femrat ndërmarrëse për t’ju ofruar njohuri të avancuara për qasje dhe pozicionim në tregun kosovar. Gjegjësisht, përmbajtja e programit është e ideuar në përvetësimin e njohurive për zhvillim të bizneseve në aspektin ekonomik, për bazat e kontabilitetit dhe financave, komunikim efektiv dhe masat e marketingut në dispozicion.

Interesim për këtë trajnim shprehën jo vetëm ndërmarrëset që janë kliente të FINCA Kosovës, por edhe ndërmarrëse të tjera të shumta, të cilat me entuziazëm të lartë e pritën këtë program meqë merr parasysh kontekstin specifik të tregut dhe cak ka fuqizimin e rolit të femrave jo vetëm në ekonomi, por edhe në shoqërinë kosovare.

Arsyeja e këtij trajnimi pa pagesë është që femrave ndërmarrëse t’ju ofrohet përkrahje dhe njohuri në biznes, dhe rrjedhimisht, në përmirësimin e kushteve të jetësës. Ky aktivitet kontribuon në materializimin e mëtutjeshëm të misionit të FINCA Kosovës për ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme në ndërtimin e aseteve dhe rritjen e standardit të jetës së ndërmarrëseve.

Trajnimet do të mbahen në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike të Grave të Kosovës ‘G7’, organizatë e themeluar vullnetarisht nga shtatë gra kosovare nën mbështetjen e presidentës znj. Atifete Jahjaga, ish- Ministrës së Tregtisë dhe Industrisë, znj. Mimoza Kusari – Lila Ambasadës Amerikane dhe USAID-it, që bashkërisht të fuqizojmë aspektin ekonomik të gruas.

Prandaj, FINCA është e gatshme të bashkëpunojë dhe ofrojë njohuri të detajuara rreth temave të ndryshme biznesore që ndihmojnë sadopak rreth biznesit të femrave.

Për më shumë informata të hollësishme rreth këtij trajnimit, kontaktoni në Qendrën e Kontaktit të FINCA Kosovë, vizitoni faqen zyrtare të FINCA Kosovë www.FINCAKosovo.org, apo kontaktoni në numrin e telefonit 038 600 711 apo 045 999 444.