Edhe këtë vit FINCA Kosovë ndau çmimin tradicional të FINCA Ndërkombëtar “FINCA Star” për punonjësit e saj të cilët kanë dëshmuar ngrohtësi, përgjegjësi, besueshmëri duke jetësuar atributet e brendit të FINCA-së.

Shpërblimi tradicional global “FINCA Star 2018”, këtë vit iu nda Igor Ristic – Zyrtar për Zhvillim të Biznesit nga dega e Kamenicës i cili u shqua për angazhimin dhe përkushtimin e treguar ndaj vlerave të FINCA-s duke inspiruar klientët e saj me një ngrohtësi, besim dhe pergjegjësi.

FINCA Kosovë vazhdon fuqimisht angazhimin në njohjen dhe shpërblimin e punonjësve të saj për performancë të shquar.