FINCA Kosovë edhe këtë vit mbështeti panairin tradicional të prodhimeve vendore në Kamenicë “E Dua Kamenicën”.

Në këtë panair tradicional të produkteve vendore u ekspozuan mbi 40 biznese vendore të Kamenicës me produkte të llojllojshme të veprimtarive të ndryshme, si: prodhues të mjaltit, prodhues të ujit, prodhues të pemëve dhe perimeve, prodhues të produkteve të qumështit, artizanale, dhe shumë biznese të tjera.

Gjatë këtyre ditëve të panairit, edhe FINCA Kosovë, priti vizitorë të shumtë të panairit për të promovuar produktet dhe shërbimet tona, që të përkrahim bizneset bujqësore.