FINCA Kosovë në bashkëpunim me Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, në Universitetin e Prishtinës, organizuan një seminar profesional një ditor, të titulluar “Sfidat dhe perspektiva në prodhimin bimor”. Ky seminar mblodhi profesorë të Fakultetit të Bujqësisë, përfaqësues institucional nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës, si dhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, klientë të agrobiznesit të FINCA Kosovë dhe fermerë.

Profesorët, ligjëruesit dhe përfaqësuesi i FINCA Kosovë, në sesione me temat e tyre ngritën shqetësimet aktuale për prioritete strategjike për prodhim vendor të bazuar në planifikim dhe prodhim. Ligjëruesit e Fakultetit të Bujqësisë gjatë këtij seminari potencuan që nëse organizohemi me përkushtim për prodhim vendor cilësor nuk do të mungojnë sukseset.

Përfaqësuesi i FINCA Kosovë është shprehur që FINCA si institucion financiar amerikan, ka një numër të madh të klientëve në fushën e agrobiznesit. Kjo tregon që synimi i FINCA Kosovës, përveç klientëve të biznesit dhe privat, fokusohet shumë edhe në klientët e agrobiznesit, duke ditur se ndikon pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit.