Përgjegjësi Sociale

Përgjegjësi Sociale2019-03-05T14:10:55+01:00

PËRGJEGJËSIA SOCIALE

FINCA Kosovë siguron qasje të përgjegjshme për financimin e ndërmarrësve me të ardhura të ulëta bizneseve dhe agrobizneseve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të mbështetur punonjësit e tyre dhe për të krijuar vende të reja pune.

Ne përmbushim qëllimin FINCA Impact Finance për ofrimin e shërbimeve financiare inovative dhe ndikuese për t’i mundësuar individëve me të ardhura të ulëta që të investojnë në të ardhmen e tyre.

Më poshtë janë disa vlera sociale të promovuara të FINCA Kosovë-së:

  • Ofrimi i shërbimeve financiare të një numri të lart të njerëzve të varfër dhe të përjashtuar nga sistemi tradicional bankar
  • Përmirësimi i cilësisë dhe përshtatshmërisë së shërbimeve që tashmë ofrohen
  • Rritja e të ardhurave të krijuara nga bizneset e klientëve
  • Ndërtimi i sensit të klientëve për fuqizim
  • Reduktimi i cenueshmerisë/dobësisë
  • Zvogëlimi i varfërisë
  • Përmirësimi i ndikimit të IMF-ve në mjedis ose në komunitet

STANDARDET TONA

FINCA Kosovë udhëheq aktivitete sipas standardeve më të larta etike dhe profesionale me përkushtim të fortë për qëllimin e FINCA Impact Finance. Integriteti, puna ekipore, pozitiviteti, efikasiteti dhe profesionalizmi janë pesë parimet kyçe që përcaktojnë qasjen e FINCA Kosovë për ndërveprimet me klientët, punonjësit dhe palët e interesuara.

FINCA Kosova përbëhet nga më shumë se 230 profesionistë të përkushtuar dhe me përvojë në ndërtimin e një programi të qëndrueshëm mikrofinanciar për të siguruar zgjidhje afatgjata për nevojat e klientëve të saj. FINCA është organizatë që vazhdimisht sjell risi të përshtatura për idetë e klientëve dhe punonjësve tanë, duke synuar gjetjen e mjeteve më efikase dhe efektive për ofrimin e shërbimeve financiare për klientët tanë.

LIGJËRATAT TEKNIKE

Për të ofruar produkte dhe shërbime financiare, FINCA Kosovë, organizon Ligjërata Teknike dhe Edukim mbi Biznesin, duke krijuar mundësi të reja për klientët tanë për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Mbështetja e klientëve në përmirësimin e standardeve të tyre të jetesës është qëllim themelor i projektit afatgjatë të FINCA Kosovës – “Ligjëratat Teknike”.

FINCA Kosovë siguron trajnim për shkathtësi teknike për të ndihmuar pronarët e mikro bizneseve, individëve, familjeve, fermerëve dhe komuniteteve për të përmirësuar njohuritë e tyre mbi zhvillimin e bizneseve bujqësore.

LIGJËRATA TEKNIKE

Që nga viti 2014, FINCA Kosovë ka filluar të ofrojë Ligjërata Teknike për të mbështetur pronarët e Mikro-Bizneseve në mbarë Kosovën nga profesorët e Fakultetit të Bujqësisë. Qëllimi i këtyre ligjëratave është përmirësimi i njohurive mbi zhvillimin e bizneseve bujqësore.

PROJEKTET TONA SOCIALE

FINCA Kosovë ka dëshmuar që është një institucion me përgjegjësi sociale dhe të ndjeshme, ndaj çdo problematike shoqërore duke kontribuar me aktivitete dhe projekte të ndryshme në komunitet.

Ne përdorim cookies për të kuptuar veprimet e juaja dhe për të monitoruar përdorimin e ueb faqës sonë, që ne të përmirësojmë përvojën tuaj në përgjithësi duke krijuar një ueb faqe të personalizuar për ju. Për më shumë informata në lidhje me cookies mund ti gjeni në Politikat e Privatësisë. Mbylleni dhe Pranoni