Periudha valide: 11/09/2019 - 25/09/2019
Vendi i punës: Kacanik
Pozita: ZYRTAR PËR ZHVILLIM BIZNESI – DEGA KAÇANIK
Departamenti: Departamenti i Kredive

  • Të identifikojë klientët potencial për kreditë e bizneseve përmes promovimit të ofertës kreditore;
  • Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut;
  • Të mbledh, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
  • Të ndërtojë dhe analizojë pasqyrat financiare;
  • Të ndërtojë portfolion dhe bazën e klientëve;
  • Te vlerësojë riskun e kredisë;
  • Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit;
  • Të menaxhojë me sukses ciklin e ripagesave mujore të kredive të aprovuara;
  • Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë dhe të prezantojë institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit.
  • Diplomë universiteti në ekonomi, financa ose administrim biznesi;
  • Përvoja e punës në institucionet financiare është përparësi;
  • Njohuri mbi ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
  • Njohuri të përgjithshme të sistemit mikro-financiar;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Aftësi të forta analitike dhe organizative;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Posedimi i patentë shoferit.

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org, ose dergoni CV- në dhe Letrën motivuese në e-mail adresën: recruitment@fincakosovo.org apo në hr@fincakosovo.org. Në titull duhet të shkruhet pozita e punës dhe vendi.  Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të       barabartë. Afati i aplikimit deri me 25/09/2019

www.fincakosovo.org

Formulari i aplikimit