Qendra për Klientë

Qendra për Klientë2019-03-19T16:22:22+01:00

Mbrojtja e Klientëve

FINCA që para një kohe ka vendosur një standard për mbrojtjen e klientëve në industrinë e mikro-financave. Ne mbështesim dhe kemi ndihmuar në themelimin e fushatës SMART, që paraqet një varg parimesh të dizajnuar për të siguruar se institucionet mikro-financiare ushtrojnë etikë të mirë dhe biznes të mençur. Ky kod i sjelljes, i cili është i favorshëm për klientët, thërret për:

  • Dizajnim dhe ofrim të produkteve të duhura;

  • Parandalim të mbi-ngarkimit të klientëve me borxhe;

  • Transparencë;

  • Çmime të përgjegjshme;

  • Trajtim të drejtë dhe të respektueshëm për klientët;

  • Privatësi të të dhënave të klientëve;

  • Mekanizma për zgjidhjen e pakënaqësive.

Ne poashtu marrim pjesë dhe mbështesim në mënyrë aktive transparencën në mikro-financa, përpjekje kjo e gjithë industrisë që synon sigurimin e transparencës së plotë të çmimeve, si dhe Standardet Universale të Task-Forcës mbi Performancën Sociale, e cila mat performancën sociale dhe jetësimin e misionit.

Në vijim kemi dy mënyra shtesë përmes së cilave FINCA mbron konsumatorët e saj:

TRAJNIMI I KONSUMATORËVE

Konsumatorët e FINCA-s duhet t’i nënshtrohen trajnimit para se të marrin kredi. Klientët përgjatë trajnimit mësojnë për kredi, mësojnë si të menaxhojnë rrjedhën e parasë, si të ndajnë një pjesë të profitit në kursime dhe si të kuptojnë se a kanë kapacitete për të zgjeruar bizneset e tyre.

HULUMTIMEVE PËR KONSUMATORË

FINCA bën hulumtime rigoroze me qëllim të kuptojë klientët e saj më mirë dhe të kuptojë se si mikro-financat ndikojnë në jetët dhe mjetet e tyre të jetesës. Hulumtimet ndihmojnë të vërtetohet se si ne jemi duke arritur tek ndërmarrësit me të ardhura të ulëta, dhe si produktet dhe shërbimet tona plotësojnë nevojat e tyre. Krahas kësaj, hulumtimet na ndihmojnë të përshtatim praktikat tona karshi tregjeve dhe nevojave të klientëve, të cilat vazhdimisht ndryshojnë.

Ne në FINCA Kosovë, përpiqemi ti përmbushim nevojat e klientëve tanë. Ne e kemi parasysh që secili klient është i veqantë dhe sigurohemi që nevojat tuaja ti kemi primare.

Komentet apo ankesat eventuale mund të drejtohen në telefonin: 038 609 723, 045 322 101email: customer-service@fincakosovo.org, ose mund të na shkruani ose të na vizitoni personalisht në adresën: FINCA Kosovë, Zyra për Shqyrtimin e Ankesave, Robert Doll Nr. 112, 10000 Prishtinë, apo përmes formës elektronike.

Për informata më të hollësishme rreth trajtimit të ankesës, ju lutem klikoni këtu:

Ne jemi këtu për ju…

Për informata të përgjithshme ju mund të na kontaktoni përmes info@fincakosovo.org ose në Qendrën e Thirrjeve 045 999 444.

Letrat, telefonatat ose e-mail trajtohen me shumë fshehtësi nga ekipi i FINCA-s. Ne iu sigurojmë që kontakti juaj do të përmbajë privatësi, përveq nëse ju preferoni ndryshe.

Karta e Konsumatorëve
Ne përdorim cookies për të kuptuar veprimet e juaja dhe për të monitoruar përdorimin e ueb faqës sonë, që ne të përmirësojmë përvojën tuaj në përgjithësi duke krijuar një ueb faqe të personalizuar për ju. Për më shumë informata në lidhje me cookies mund ti gjeni në Politikat e Privatësisë. Mbylleni dhe Pranoni