Njoftim:

FINCA Kosovë njofton klientët e saj se është duke punuar në qartësimin e procedurës teknike për pezullimin e përkohshëm të pagesës së kredive sipas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës si pasojë e situatës emergjente të krijuar nga Covid-19.

Luten klientët e FINCA Kosovës që të përcjellin njoftimin e radhës, ku do të ofrohen detaje dhe sqarime shtesë.