26-02-2020

FINCA Kosove, 20 Vite Dedikim!

FINCA Kosovë ka shënuar 20 vjetorin e themelimit, këtë përvjetor festoi duke i mbledhur klientët, stafin dhe partnerët e saj që ndihmuan në rrugëtimin e gjatë që nga fillimi.

Në këtë event të pranishëm ishin drejtues global të FINCA-së, guvernatori i Bankës Qendore të Kosovës Z. Fehmi Mehmeti dhe përfaqësues të institucioneve financiare të vendit.

FINCA Kosove është ndër institucionet e para në vend që përmes qasjes së saj më të lehtë në shërbime financiare ka ndihmuar në rindërtimin e shtëpive, përmirësimin e kushteve të jetës, zbutjen e varfërisë dhe zhvillimin e bizneseve të vogla, kështu duke përshpejtuar tejkalimin e pasojave shkatërruese të konfliktit të armatosur në Kosove.

FINCA Kosovë, 20 vite pas themelimit udhëheq tregun e mikrofinancave për nga numri i kredive dhe përformancës financiare, duke qenë gjithë përfshirëse në tërë rajonin e Kosovës me 29 degë. FINCA Kosovë është model në lidhje me trajtimin e shërbimeve financiare dhe jo-financiare për femra ndërmarrëse, poashtu ka arritur të krijoj proceset e Automatizuara dhe të Digjitalizuara përmes notimit të kredisë, ku bëhet institucioni i parë mikrofinanciar në Kosovë që aplikon sistem të tillë të kredi dhënies për klientët tanë.

Kjo periudhe 20 vjeçare, është një rrugëtim i përbashkët së bashku me klientët, partnerët dhe industrinë e mikrofinancave në përgjithësi.